HomeAktuale

“Luginas” përshëndet marrëveshjen për “Koalicionin Shqiptar”

Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit “Luginas” në Zvicër ka përshëndetur marrëveshjen e partive politike shqiptare në Luginë për

LAPIDARI DHE ZGJEDHJET NË PRESHEVË
Kamberi falenderon për mbështetje Ligën Shqiptaro-Amerikane
Zgjedhjet për këshillat kombëtare më 8 nëntor?

Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit “Luginas” në Zvicër ka përshëndetur marrëveshjen e partive politike shqiptare në Luginë për pjesëmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, me emrin “Koalicioni Shqiptar”.

Në një deklaratë publike të datës 12 tetor, “Luginas” vlerëson gatishmërinë e përfaqësuesve politikë për dialog dhe bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së përbashkët ndaj qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas kësaj lidhjeje shoqatash, marrëveshja krijon pritje për angazhim konkret në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, përmirësimin e mundësive për arsimim e punësim, si dhe zhvillimin e vendlindjes.

“Luginas” thekson se bashkëpunimi politik nuk duhet të përfundojë me zgjedhjet, por të vazhdojë përmes punës konkrete, transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Në deklaratë, qytetarët me të drejtë vote ftohen të informohen për programet dhe kandidatët, të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre të votës.

Duke nënvizuar lidhjen e mërgatës me vendlindjen, “Luginas” shpreh pritjen që Lugina të ketë më shumë mundësi për të rinjtë, zhvillim më të madh dhe institucione që i trajtojnë të gjithë qytetarët me drejtësi dhe dinjitet.

Në fund, organizata shpreh pritjen për një fushatë të qetë dhe të përgjegjshme, ku në qendër të debatit politik të jenë problemet e qytetarëve dhe zgjidhjet konkrete për to.

Deklarata është nënshkruar nga Fadil Selmani, në emër të Lidhjes së Shoqatave “Luginas” në Zvicër.

COMMENTS