HomeNë fokus

Mbështetja financiare për KKSH-në rikthehet për herë të tretë në shqyrtim nga Qeveria e Kosovës

KKSH: 129 projekte dhe katër programe presin realizimin e mbështetjes financiare Mbështetja financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) ësh

Shpallen rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, shqiptarët me një mandat
Ambasadori i Shqipërisë vizitë në Luginë (përmbledhje)
Arifi viziton zjarrëfikësit në Ditën e tyre

KKSH: 129 projekte dhe katër programe presin realizimin e mbështetjes financiare

Mbështetja financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) është rikthyer për herë të tretë në shqyrtim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të shtatë, bëhet e ditur në njoftimin e KKSH-së.

Sipas Këshillit, kjo mbështetje ishte bllokuar nga autoritetet e Serbisë në janar dhe gusht, ndërsa institucionet e Kosovës po e rikthejnë sërish çështjen në shqyrtim.

KKSH-ja bën të ditur se mbështetja përfshin gjithsej 129 projekte dhe katër programe, të cilat kanë për qëllim mbështetjen e komunitetit shqiptar në Luginë.

Programet përfshijnë sigurimin e librave falas për nxënësit, praktikën profesionale për të rinjtë, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe avokimin për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në reagimin e tij, KKSH-ja vlerëson se bllokimi i mjeteve ndikon drejtpërdrejt te nxënësit, të rinjtë, organizatat dhe funksionimi institucional i komunitetit shqiptar. Sipas Këshillit, mjetet janë të dedikuara për qëllime dhe përfitues të përcaktuar.

KKSH-ja ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen ndaj Luginës, duke theksuar se do ta ndjekë procesin deri në realizimin e kësaj mbështetjeje financiare.

“Përballë çdo pengese, përgjegjësia jonë mbetet e njëjtë: të mos heqim dorë”, thuhet në reagimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

COMMENTS