HomePolitikë

RIK shpall listën “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet e 25 tetorit

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka shpallur sonte listën e pakicës kombëtare shqiptare “Koalicioni Shqiptar”, e cila do të garojë në zgjedhj

Promovohet libri “Këngët e shekullit kallkan” i autores Iliriana-Baraliu-Lladrovci
Fjala e redaktorit: Ngecjet e KKSH-së në raport me mediat dhe gazetarët
Tekste falas për filloristët shqiptarë tê Luginës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka shpallur sonte listën e pakicës kombëtare shqiptare “Koalicioni Shqiptar”, e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Koalicionin e përbëjnë Partia për Veprim Demokratik (PVD), Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Proces Demokratik, Lëvizja për Reforma dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në listë janë gjithsej 10 kandidatë për deputetë.

Sipas RIK-ut, lista është dorëzuar dje nga Rahim Salihi, në emër të parashtruesit. Përkrahjen për listën e kanë dhënë gjithsej 6.863 votues, prej të cilave 5.988 deklarata janë vlerësuar si të vlefshme.

Anëtarët e RIK-ut kanë marrë njëzëri vendimin për shpalljen e listës dhe i kanë njohur asaj statusin e listës zgjedhore të pakicës kombëtare.

“Koalicioni Shqiptar” do të garojë kështu në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit si listë e përbashkët e subjekteve politike shqiptare.

COMMENTS