HomeNë fokus

Kamberi në Tiranë pritet nga drejtuesit e Republikës së Shqipërisë

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, është pritur sot në Tiranë nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptarë. Në agjendën e Kamberit kanë qenë

Çfarë thotë rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi?
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit për themelimin e Qendrës Ditore për Fëmijë me Aftësi të Veçanta në Bujanoc
Rishikohet buxheti për vitin 2021

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, është pritur sot në Tiranë nga drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptarë.

Në agjendën e Kamberit kanë qenë takimi me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani.

Ja se si i ka parë deputeti këto takime:

 

Postimi pas takimit me presidentin Begaj:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Bajram Begaj, dhe institucioni i presidentit është adresë e rëndësishme për hallet dhe brengat me të cilat përballën shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Mbështetja nga institucioni i presidentit jashtëzakonisht e rëndësishme për avancimin dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Postimi pas takimit me kryeparlamentaren Spiropali:

Linja e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës paraqet domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të komunave tona ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave tona kolektive.

Kënaqësi të takoja sot në Tiranë, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, znj. Elisa Spiropali, me të cilën bashkëbiseduam për çështjet e lartëpërmendura.

Përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane është mundësi për përparimin e shqiptarëve gjithëandej.Postimi pas takimit me ministrin Hasani:

Me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë 🇦🇱, z. Igli Hasani, biseduam për rëndësinë e rrespektimit të drejtave që i takojnë komunitetit shqiptarë në Luginë të Preshevës dhe për rëndësinë që ka rruga evropiane e rajonit.

Përgëzova ministrin Hasani për arritjet e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin evropian.

Rruga drejtë BE-së e vendeve të rajonit paraqet mundësi që edhe pakicat të arrijnë realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

COMMENTS