HomeAktuale

Rexhepi: Të bashkohemi në Prishtinë: “Kosova po pret”

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, n

Pajaziti: Kujdes i shtuar për temperaturat tropikale që na presin
MPJ e Shqipërisë përshëndet projektligjin amerikan për diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
“Gratë në të zeza” dënojnë gjuhën e urrejtjes nga ministri Vulin

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të drejtësisë dhe, siç shprehet ai, të së vërtetës historike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit, duke theksuar se “liria e Kosovës ka emër, ka sakrificë dhe ka dinjitet”.

Marshimi është paralajmëruar të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Kosova nuk e harron dhe nuk e braktis të kaluarën e saj të lavdishme”, ka shkruar Rexhepi, duke e mbyllur thirrjen me mesazhin: “Liria ka emër”.

📍 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
📅 12 shtator
🕑 Ora 14:00

COMMENTS