HomeKoronavirusi

„ Dita e Diasporës „ shndërrohet në Anti – COVID

Sot e një vit më parë në sheshin e Bujanocit bëheshin gati stendat për ekspozimin e prodhimeve vendore si dhe rregullohej skena për programin artist

Kush është kush në Vlladiçin  Han? Libër unik i publicistit Radoman Iriq
Lista e kandidatëve të harmonizuar për anëtarë të Këshillit të REM-it, reagon KKSH
Salihi: Shqiptarë, ç’aktivizoni sirenat e veturave!


Sot e një vit më parë në sheshin e Bujanocit bëheshin gati stendat për ekspozimin e prodhimeve vendore si dhe rregullohej skena për programin artistik të mbrëmjes.
E gjithë kjo në shenjë të shënimit të „ Ditës së Diasporës „.
Këtë vit gjërat ndryshuan skajshmërisht. Situata epidemilogjike bëri të veten. Virusi korona ka bërë që mërgimtarët të ndërmarrin aksione krejt ndryshe.


Agron Rahimi me ndihmën e bashkatdhetarëve tjerë kanë nisur aksionin Anti Covid.
Atyre po i asiston edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe organizatat The Future dhe Qarg.
Për këtë qëllim, sot janë hapur këndet „ anti- covid „, ku vullnetarët në dy lokacione të qytetit, para marketeve „ Maxi „ dhe Agro Adria „, qytetarëve po i’a kontrollojnë temperaturën dhe nivelin e oksigjenit në gjak.


Poashtu, po bëhet edhe shpërndarja e maskave mbrojtëse, kurse aktiviteti do të vazhdojë të hënën në tregun e gjelbërt dhe qendër të qytetit.

Kështu dikur shënohej Dita e Diasporës

COMMENTS