HomeAktuale

Rexhepi: Prindërit të mos nxitojnë t’i blejnë librat, pritet zgjidhje për tekstet falas

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës që të mos nxitojnë t

Ndahet nga jeta dr.Adnan Ahmedi
Mbledhja e parë e Këshillit Komunal në Preshevë
KKSH miraton pagesat për bursa studentore dhe ndihma për nxënës nga kategori sociale

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u ka bërë thirrje prindërve të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës që të mos nxitojnë t’i blejnë librat shkollorë, pasi procesi për sigurimin e teksteve falas është ende në zhvillim.

Rexhepi ka bërë të ditur se KKSH, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, është në fazën përfundimtare të përpjekjeve për të përmbyllur procesin dhe për të siguruar librat falas për nxënësit shqiptarë.

“Ju lutemi, mos nxitoni t’i blini librat!”, është apeli i Rexhepit drejtuar prindërve, duke shprehur bindjen se së shpejti do të ketë një zgjidhje konkrete.

Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për sigurimin e mjeteve financiare, si dhe Shtëpinë Botuese “Albas” për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces.

“Fëmijët tanë meritojnë libra falas dhe mësim në gjuhën shqipe”, ka theksuar Rexhepi, duke shtuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë angazhimin deri në përfundimin e procesit.

COMMENTS