HomeAktuale

Pajaziti falënderon shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc për bashkëpunimin

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar takim lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Antonio Balaskas, me rastin

Së shpejti konkursi për instruktorë të regjistrimit të popullsisë, si do të veprojnë shqiptarët?
Qeveria e re në Serbi, reagime në Luginë ndaj propozimit për Demo Berishën
Arifi në shënimin e përvjetorit të themelimit të Turqisë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka zhvilluar takim lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Antonio Balaskas, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Pajaziti ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë, korrekt dhe profesional me Balaskas gjatë viteve të angazhimit të tij në Bujanoc, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në ushtrimin e detyrës.

“Në emër të qytetarëve të Komunës së Bujanocit dhe në emrin tim personal, e falënderova për punën, kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe”, ka deklaruar Pajaziti.

Kryetari i Bujanocit i ka uruar Balaskas suksese në angazhimet dhe misionet e ardhshme diplomatike, duke shprehur bindjen se ai nga Bujanoci largohet duke lënë pas respekt dhe miqësi.

“Faleminderit për bashkëpunimin, Antonio!”, ka përfunduar Pajaziti.

COMMENTS