HomeNë fokus

Rexhepi falënderon shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Antonios Balask

Serbia refuzon vizitën e ministrave në Luginë, pasojnë reagimet
KOMUNA E BUJANOCIT ANGAZHON 40 ASISTENTË PERSONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2021/2022
Besa Trans Preshevë: Në autobusin e djegur në Bullgari nuk kishte udhëtarë nga Lugina

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka zhvilluar një takim lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Antonios Balaskas, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Rexhepi ka vlerësuar bashkëpunimin e drejtpërdrejtë gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në kuadër të projekteve të përbashkëta për Këshillin për Siguri të Komunës së Bujanocit.

Sipas tij, përmes kontakteve të rregullta javore janë adresuar shqetësimet e përditshme të qytetarëve, me fokus të veçantë në avancimin e të drejtave kolektive të komunitetit shqiptar dhe integrimin e tij shoqëror në jetën publike.

Rexhepi e ka cilësuar Balaskasin si “një mik të çmuar të Bujanocit”, duke e falënderuar për kontributin e tij diplomatik dhe duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në angazhimet e ardhshme profesionale.

 

COMMENTS