HomeShoqëri

Rregullimi i parkimit në Bujanoc

Komuna e Bujanocit ka nisur një fushatë pesëditore për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, me fokus respektimin e rregullave të parkimi

Mustafi në takim tek zv/kryeministri i Kosovës
Veteranët e UÇPMB-së presin drejtuesite PSD-së
Shqipëria po insiston për koalicion gjithshqiptar në Bujanoc

Komuna e Bujanocit ka nisur një fushatë pesëditore për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në komunikacion, me fokus respektimin e rregullave të parkimit dhe sigurisë në hapësirat publike.

Fushata po realizohet në bashkëpunim me Policinë, Inspektoratin Komunal, Parking Servisin dhe Zyrën për të Rinj, me qëllim sensibilizimin e shoferëve që parkojnë automjetet në vende të palejuara dhe pengojnë lëvizjen e qytetarëve.

Gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen materiale informuese dhe do të zhvillohen aktivitete në terren për ngritjen e ndërgjegjesimit lidhur me respektimin e rregullave të komunikacionit dhe rendit publik.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë, në qendër të qytetit janë vendosur edhe shenja të reja të komunikacionit që ndalojnë qarkullimin e biçikletave dhe mjeteve të tjera në zonat e dedikuara për këmbësorë. Sipas autoriteteve komunale, kjo bëhet për të parandaluar aksidentet dhe lëndimet, veçanërisht te fëmijët.

Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, ka bërë thirrje për respektimin e rregullave, duke theksuar se pas përfundimit të fushatës nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve dhe se çdo shkelje do të sanksionohet në përputhje me ligjin.

“Respekto rregullat, respekto qytetin. Parko drejt, lëviz lirshëm!”, është mesazhi kryesor i kësaj nisme.

COMMENTS