Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar sot në Tërnoc një rast që e cilësoi si shembull të mirë të përgjegjësisë qytetare dhe

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vizituar sot në Tërnoc një rast që e cilësoi si shembull të mirë të përgjegjësisë qytetare dhe përkushtimit ndaj interesit të përbashkët.
Sipas Pajazitit, qytetari Destani ka liruar një pjesë të hapësirës në pronën e tij private, duke prishur një pjesë të objektit, me qëllim që të mundësohet zgjerimi i rrugës dhe të lehtësohet qarkullimi për qytetarët.
Kryetari theksoi se ky veprim dëshmon vetëdije, solidaritet dhe gatishmëri për të kontribuar në të mirën e komunitetit.
Ai bëri të ditur gjithashtu se shembulli i Destanit pritet të ndiqet edhe nga dy qytetarë të tjerë të Tërnocit, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të liruar një pjesë të hapësirës së tyre në funksion të zgjerimit të rrugës dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.
Pajaziti vlerësoi se bashkëpunimi i qytetarëve në projekte të tilla është i rëndësishëm për zhvillimin e vendbanimeve dhe realizimin e interesit të përbashkët.
COMMENTS