HomeShoqëri

Bujanoc: Hyn në funksion një zonë e re parkimi 

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se në qytet ka hyrë në funksion një zonë e re parkimi. Sipas njoftimit, qytetarët

Ndërron jetë 30 vjeçari nga Tërnoci
APN fton subjektet shqiptare në konsultime rreth qeverisjes lokale
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se në qytet ka hyrë në funksion një zonë e re parkimi.

Sipas njoftimit, qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesën e parkimit përmes SMS-it, duke ndjekur udhëzimet e vendosura në tabelat informuese në hapësirën e dedikuar për parkim.

Pajaziti u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e parkimit dhe të kryejnë pagesën në kohë, me qëllim të funksionimit sa më të rregullt të këtij shërbimi.

Me një ton humoristik, ai ka shtuar se gjatë ditëve të nxehta të verës, drejtuesit e automjeteve mund të përfitojnë edhe pak hije për makinat e tyre nëse gjejnë ndonjë pemë pranë vendparkimit.

COMMENTS