HomeShoqëri

Shefja e re e Katedrës së Gjuhës Shqipe në takim tek Ambasadori Canaj

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka mirëpritur sot shefen e re të sapoemëruar të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filolog

Komunalia me makineri shtesë fal IPA fondeve
APN propozon pakon emergjente „Bujanoci 2021“ në vlerë prej 80.000.000 dinarë
Sot fillon “Vera Kulturore – Bujanoc 2026”

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ka mirëpritur sot shefen e re të sapoemëruar të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, Merime Krijezi.

Sipas njoftimit të Ambasadës, gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.

Canaj ka theksuar rëndësinë e shkëmbimeve të pedagogëve dhe studentëve ndërmjet universiteteve në Shqipëri dhe Fakultetit Filologjik në Beograd, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rritjen e bashkëpunimit akademik, ndarjen e përvojave dhe promovimin e programeve të përbashkëta studimore dhe kërkimore.

Po ashtu, ambasadori ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me ish-shefen e Katedrës së Gjuhës Shqipe, Naile Imami, për kontributin e saj ndër vite, duke i uruar një pension të mbarë.

COMMENTS