HomePolitikë

Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së dëshmi për diskriminimin në Luginë

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor të OKB-së, duke ngritu

Kurrë më shumë pushtet për Nagip Arifin
Ambasadori Canaj takon Ambasadorin e Qipros në Serbi
Diplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës diksutojnë në Beograd agjendat për Luginën

Screenshot

Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor të OKB-së, duke ngritur shqetësime serioze për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sipas tij, raporti konfirmon problemet e kahershme me të cilat përballet komuniteti shqiptar, përfshirë gjuhën e urrejtjes, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucione dhe zbatimin diskriminues të ligjit për vendbanimin. Ky i fundit, siç theksohet, ka çuar në pasivizimin e adresave dhe humbjen e të drejtave civile e politike për shumë qytetarë.

Kamberi thekson se këto nuk janë vetëm vlerësime teknike, por pasqyrim i një realiteti të përditshëm për shqiptarët në këtë rajon. Ai kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe masa konkrete në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në përfundim, ai nënvizon se respektimi i të drejtave të pakicave nuk është çështje zgjedhjeje politike, por një detyrim ndërkombëtar dhe bazë për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

COMMENTS