HomeAktuale

Spiropali priti përfaqësuesit e KKSH: Kërkohet qasje e përbashkët për zgjidhjen e problemeve

Për të diskutuar mbi pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të kryesuar nga Enkel Rexhepi, u p

PVD akuzon pushtetin lokal për veprime të paligjshme 
Ura e Breznicës që do të lidhë Bujanocin dhe Kamenicën
Të shtënat në Zarbicë të Bujanocit, çfarë dihet deri më tash?

Për të diskutuar mbi pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të kryesuar nga Enkel Rexhepi, u pritën sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nga ministrja Elisa Spiropali.

Gjatë takimit u trajtuan çështje të shumta që vazhdojnë të prekin komunitetin shqiptar në Luginë, me theks të veçantë nevojën për një qasje të përbashkët, programatike dhe sistematike në adresimin dhe zgjidhjen e tyre. Në fokus të diskutimeve ishin pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave, mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga jeta institucionale, si dhe vazhdimi i mohimit të së drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore nga ministrja Spiropali, duke vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të adresimit të problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Falënderime të veçanta u drejtuan edhe ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd për rolin koordinues dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe trajtimin e këtyre çështjeve.

“Shtimi i pranisë dhe angazhimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Luginën e Preshevës do të thotë më shumë shpresë për shqiptarët atje. Bashkë jemi më të fortë”, u theksua në përfundim të takimit.

COMMENTS