HomePolitikë

Pajaziti kundër nepotizmit, godet partitë në pushtet

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc në mënyrë indirekte ka akuzuar partitë në pushtet në këtë komunë për nepotizëm dhe tradhëti ndaj k

“Gjurmët e së kaluarës”, ekspozitë virtuale për personalitete të shquara të Luginës
Metodologjia tërheqëse e mësimdhënies nga mësuesja Feride Salihu
A kishte shërbime prostiticioni në Bujanoc? Vajzat në “Zadruga 4” akuzojnë njëra-tjetrën për “punë” në kafenetë dhe striptiz baret (video)

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc në mënyrë indirekte ka akuzuar partitë në pushtet në këtë komunë për nepotizëm dhe tradhëti ndaj kauzave të ndryshme.

Përmes një postimi në Faebook, Pajaziti ka thënë se ata shkelin dhe tradhëtojnë marrëveshjet, por ka shtuar se kjo nuk do të thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i nënshtrohen atyre.

Postimi i Pajazitit:

Çorganizim i organizuar politik.

Nëse populli përmes votës i mundëson të qeverisin njerëz të korruptuar, ata nuk jane viktima, ata janë bashkëfajtorë.

Korrupsion nuk është vetëm mito-marrja, edhepse nuk çalojnë aspak në këtë pikë. Korrupsion është çdo favor që i bëhet dikujt në dëm të dikujt tjetër.

Të jesh në shërbim të familjarëve, baxhanakave e miqasisë, gjithashtu keqpërdorim është.

E këta të korruptuarit,
Nuk ka marrëveshje që nuk e shkelën,
Nuk ka kauzë që nuk e tradhtuan,
Nuk ka premtim që e mbajtën,
Nuk ka gënjeshtër që nuk e bënë.

Dhe problemi më i madh i tyre është se, në këtë vend ka njerëz që nuk ju binden atyre, nuk kanë frikë nga ta, që nuk ju nënshtrohen askujt, e unë jam njeri prej tyre.

COMMENTS