HomeShoqëri

Shënohet 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur sot një ekspozitë me piktura

Sipas Pajazitit, cilat janë keqpërdorimet që po bëjnë pushtetarët e Bujanocit?
Manifestimi në Prohor Pçinjski: Nga pushteti lokal asnjë i ftuar
Për dhjetë vjet numri i nxënësve shqiptarë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc është përgjysmuar

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur sot një ekspozitë me piktura të realizuara nga fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara. Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, theksoi se zhvillimi i Luginës së Preshevës nuk mund të imagjinohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të kësaj kategorie të rëndësishme të shoqërisë.

Sipas tij, personat me aftësi të kufizuara janë pjesë aktive e komunitetit, duke kontribuar me talent, kreativitet dhe energji në jetën kulturore e shoqërore.

Ekspozita është realizuar në kuadër të programit kulturor “VeçShqip”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky aktivitet vlerësohet si një hap domethënës drejt rritjes së vëmendjes institucionale dhe fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara në Luginë.

COMMENTS