HomeShoqëri

Seanca e 25-të e Këshillit Komunal të Bujanocit

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku anëtarët kanë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme të rendit

Shqiprim Arifi pritet nga Përparim Rama
Çertifikohet lista “Alternativa Demokratike Shqiptare “, garon me numrin 15-të (dokument)
Pajaziti: Pse mos t’ishte i mundur koalicioni APN-PDSH në Preshevë?

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku anëtarët kanë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës të parashtruara më herët nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Në këtë mbledhje, fillimisht është bërë shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa pikat pasuese janë fokusuar kryesisht në politikat e reja të bashkëfinancimit, masat e rehabilitimit energjetik, si dhe çështje të administrimit komunal.

Ndër vendimet kryesore të mbledhjes u përfshinë:

  • Miratimi i Rregullores për bashkëfinancimin e masave të rehabilitimit energjetik të shtëpive banesore familjare në kuadër të projektit të efiçencës energjetike për qytetarët e komunës së Bujanocit.
  • Vendim mbi afatizimin e kryerjes së regjistrimit të pasurisë dhe përdorimit të buxhetore të Komunës, me qëllim harmonizimin e të dhënave me gjendjen faktike.
  • Kalimi i vendimit për projektet e partneriteteve publiko–private, me theks në racionalizimin, modernizimin dhe përmirësimin e sistemit energjetik lokal.
  • Miratimi i thirrjes publike për masat e përmirësimit energjetik për bizneset dhe shtëpitë familjare në territorin e komunës për vitin 2025.

Në pjesën e dytë të seancës, Këshilli miratoi disa aktvendime për formimin e komisioneve për regjistrim dhe çregjistrim të pajisjeve, arkës dhe inventarëve të administratës komunale, si dhe komisionin qendror për regjistrim.

Në përmbyllje, u shqyrtuan edhe çështje të tjera nën pikën *të ndryshme*, pas së cilës mbledhja u mbyll me konstatimin e rendit përfundimtar.

COMMENTS