HomeNë fokus

Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

Qeveria e Kosovës në detyrë, ka ndarë të mërkurën, 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë. Kryemini

Tekste falas për filloristët shqiptarë tê Luginës
Planifikimi i buxhetit në Preshevë, takim me bujqit dhe bizneset
Cilat janë raportet përbrenda koalicionit në Bujanoc?

Qeveria e Kosovës në detyrë, ka ndarë të mërkurën, 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Qeveria është zotuar që nga fillimi për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Luginën e Preshevës.

“Qeveria jonë është zotuar që nga fillimi për angazhim të vazhdueshëm në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc… Këtë mbështetje financiare institucionale e politike për Luginën po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë euro të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri në detyrë i kulturës, Hajrulla Çeku, u shpreh se ky projekt paraqet një aset me vlerë të shumëfishtë edukative, artistike e identitare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Kjo kërkesë është bazuar në dakordimin ndërmjet Qeverisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginë dhe parasheh mbështetje buxhetore prej 580 mijë euro për të cilën është planifikuar bashkëfinancim i projektit në fjalë. Ky projekt përfaqëson një ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe paraqet një aset me vlerë të shumëfishtë edukative artistike dhe identitare “, tha Çeku.

COMMENTS