HomeShoqëri

Zjarri në deponinë e qytetit dhe në Dobrosin – Pajaziti: Ekipet në terren, situata nën mbikëqyrje

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se gjatë orëve të pasdites është përhapur zjarr në deponinë e qytetit si dhe në fshat

Ndryshim në regjimin e trafikut në qendër të Bujanocit
Kamberi dhe Lutfiu për vizitë lobuese në Berlin
Çertifikohet Lista e përbashkët për parlamentaret, votohet për numrin 16

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se gjatë orëve të pasdites është përhapur zjarr në deponinë e qytetit si dhe në fshatin Dobrosin.

Në një postim në rrjetet sociale, Pajaziti ka bërë të ditur se pas marrjes së informacionit, është reaguar menjëherë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipet e zjarrfikësve, ndërmarrja publike ‘Komunalia’, si dhe disa kompani vendore, janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke bërë gjithçka është e mundur për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin,” ka shkruar ai.

Sipas tij, Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është në mbledhje të përhershme dhe po monitoron zhvillimet.

“Në varësi të rrethanave dhe nevojave në terren, do të aktivizojmë mekanizma shtesë për të siguruar që zjarri të vihet nën kontroll të plotë,” thekson Pajaziti.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në ditët e nxehta të verës.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në asnjë rrethanë të mos ndezin zjarre në ambientet e hapura, në arat apo pronat pranë deponive, sepse rreziku për përhapje është jashtëzakonisht i lartë,” ka shkruar kryetari i komunës, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

COMMENTS