HomePolitikë

53 deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administrat

K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash
„Kronika nga Lugina“, libri i gazetarit Baki Rexhepi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq.

Sipas Kamberit, iniciativën e kanë nisur Grupi Parlamentar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik, ndërsa asaj i janë bashkuar edhe 47 deputetë të tjerë të opozitës. Në total, kërkesa është nënshkruar nga 53 deputetë dhe i është dorëzuar kryeministrit Gjuro Macut.

Në arsyetimin e kërkesës thuhet se ministrja Paunoviq duhet të shkarkohet pas deklaratave të saj, të cilat, sipas nënshkruesve, arsyetojnë spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve nëntëdhjetë.

Kamberi thekson se kryeministri ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe t’ia propozojë Kuvendit shkarkimin e ministres. Sipas tij, nëse Macut refuzon ta bëjë këtë, ai do të marrë përgjegjësinë për vazhdimin e mandatit të saj dhe për normalizimin e një politike të tillë brenda Qeverisë së Serbisë.

Deputeti shqiptar ka kritikuar gjithashtu partitë e pakicave kombëtare që janë pjesë e qeverisë, duke theksuar se ato nuk e mbështetën iniciativën për shkarkimin e ministres. Sipas tij, kërkesa nuk u përkrah nga partitë boshnjake të udhëhequra nga Zukorliq dhe Lajiq, si dhe nga partia hungareze e Pastorit.

COMMENTS