HomeAktuale

Fillon zbatimi i projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit” në Bujanoc

KOMUNIKATË PËR MEDIA Fillon zbatimi i projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit” në Bujanoc Shoqata e qytetarëve Variacion ka nisur zbatimin e

Pajaziti: Po përfundon edhe muaji i katërt i vitit, komuna asnjë punë në dobi të qytetarëve
Çertifikohet lista e APN-së për zgjedhjet e KKSH-së
DASH: SHQIPTARËT E LUGINËS JANË SUBJEKT I DISKRIMINIMIT DHE PAPUNËSISË DISPROPORCIONALE

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Fillon zbatimi i projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit” në Bujanoc

Shoqata e qytetarëve Variacion ka nisur zbatimin e projektit “Përmes dialogut drejt bashkimit”, i cili synon avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, besimit dhe dialogut ndërkulturor mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme kombëtare në komunën e Bujanocit.

Projekti do të zbatohet në periudhën 1 korrik – 30 shtator 2026, me mbështetjen e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjatë zbatimit të projektit do të organizohen dialogë me disa tema, punëtori interaktive për të rinjtë, grumbullimi i rrëfimeve personale të qytetarëve, si dhe përgatitja e publikimit “Zërat e Bujanocit – rrëfime për bashkëjetesën”, i cili do të prezantojë shembuj pozitivë të bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe jetës së përbashkët në komunitetin lokal.

Fokus i veçantë i projektit do të jetë përfshirja e të rinjve, profesorëve, mësimdhënësve, punonjësve të kulturës dhe qytetarëve të përkatësive të ndryshme kombëtare, të cilët përmes bisedës së hapur dhe shkëmbimit të përvojave do të kontribuojnë së bashku në forcimin e kulturës së dialogut, tolerancës dhe kohezionit shoqëror.

Përmes aktiviteteve të projektit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e komunikimit, të shkëmbejnë mendime dhe përvoja, si dhe të hartojnë së bashku rekomandime për përmirësimin e mirëkuptimit të ndërsjellë në komunitetin lokal.

Ngjarja përmbyllëse e projektit do të jetë promovimi publik i publikimit “Zërat e Bujanocit – rrëfime për bashkëjetesën”, ku do të prezantohen rezultatet e projektit, përvojat e pjesëmarrësve dhe mesazhet kryesore të dala nga dialogët dhe punëtoritë.

Shoqata e qytetarëve Variacion fton të gjithë qytetarët e interesuar, veçanërisht të rinjtë, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe kulturore, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat, që të ndjekin aktivitetet e projektit dhe të japin kontributin e tyre në ndërtimin e një komuniteti të bazuar në respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Për më shumë informata:

Shoqata e qytetarëve Variacion
Bujanoc
E-mail: toni_77i@hotmail.com
Portali: www.folonline.com

SAOPŠTENJE ZA MEDIJE

Počinje realizacija projekta „Dijalogom do zajedništva“ u Bujanovcu

Udruženje građana Variacion započinje realizaciju projekta „Dijalogom do zajedništva“, koji ima za cilj unapređenje međusobnog razumevanja, poverenja i interkulturalnog dijaloga među pripadnicima različitih nacionalnih zajednica u opštini Bujanovac.

Projekat će se realizovati u periodu od 1. jula do 30. septembra 2026. godine, uz podršku Službe Koordinacionog tela Vlade Republike Srbije za opštine Preševo, Bujanovac i Medveđa.

Tokom realizacije biće organizovan dijalog sa više tematskih celina, interaktivne radionice za mlade, prikupljanje ličnih priča građana, kao i izrada publikacije „Glasovi Bujanovca – priče o zajedničkom životu“, koja će predstaviti pozitivne primere saradnje, međusobnog poštovanja i zajedničkog života u lokalnoj zajednici.

Poseban fokus projekta biće na uključivanju mladih, profesora, nastavnika, kulturnih radnika i građana različitih nacionalnosti, kako bi kroz otvoren razgovor i razmenu iskustava zajednički doprinosili jačanju kulture dijaloga, tolerancije i društvene kohezije.

Kroz projektne aktivnosti učesnici će imati priliku da razvijaju komunikacione veštine, razmenjuju mišljenja i iskustva, kao i da zajedno kreiraju preporuke za unapređenje međusobnog razumevanja u lokalnoj zajednici.

Završni događaj projekta biće javna promocija publikacije „Glasovi Bujanovca – priče o zajedničkom životu“, na kojoj će biti predstavljeni rezultati projekta, iskustva učesnika i ključne poruke nastale tokom dijaloga i radionica.

Udruženje građana Variacion poziva sve zainteresovane građane, posebno mlade, predstavnike obrazovnih i kulturnih institucija, organizacije civilnog društva i medije da prate aktivnosti projekta i daju svoj doprinos izgradnji zajednice zasnovane na međusobnom poštovanju, razumevanju i saradnji.

Za više informacija:

Udruženje građana Variacion

Bujanovac

E-mail: toni_77i@hotmail.com

Portal: www.folonline.com

COMMENTS