HomeUncategorized

3.686 nxënës shqiptarë në Luginë përfitojnë libra shkollorë falas

Librat shkollorë falas janë shpërndarë edhe këtë vit për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i

Përveç PVD-së askush tjetër se uron Kurtin
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash
Nis takimi i tretë në PD, a do të arrihet sot Marrëveshja për koalicion ?

Librat shkollorë falas janë shpërndarë edhe këtë vit për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Luginë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, i cili ka njoftuar se këtë vit nga ky program kanë përfituar gjithsej 3.686 nxënës.

Sipas Rexhepit, sigurimi i librave është bërë falë gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, bashkëpunimit me shtëpinë botuese Albas, si dhe angazhimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Faleminderit, Kosovë, nga 3.686 nxënës, nga mijëra familje shqiptare e nga e gjithë Lugina”, ka shkruar Rexhepi.

Ky program është realizuar edhe në vitet e kaluara, duke u mundësuar nxënësve shqiptarë në Luginë furnizimin me libra shkollorë në gjuhën shqipe.

COMMENTS