HomePolitikë

APN: Jemi për listë të përbashkët

Kumtesë e Kryesisë së Alternativës për Ndryshim   Sonte është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së Përgjithshme të Alternativës për

Pas lirimit, përsëri arrestohet ternocasi, dergohet në mbajtje
Pajaziti priti përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd
Memorandum për zhvillimi ekonomik midis Luginës dhe Shqipërisë

Kumtesë e Kryesisë së Alternativës për Ndryshim

 

Sonte është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së Përgjithshme të Alternativës për Ndryshim, ku pikë e rendit të ditës ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Serbisë.

Një ndër parimet kryesore të programit politik të Alternativës për Ndryshim është koordinimi dhe sinkronizimi ndërinstitucional me Tiranën dhe Prishtinën, si dhe unifikimi i spektrit politik shqiptar të Luginës së Preshevës, sa herë që është në pyetje interesi i përgjithshëm i shqiptarëve të Luginës.

Ky parim politik u materializua me Marrëveshjen e vitit 2020, e cila unifikoi subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës rreth një platforme të përbashkët politike.

Duke qenë se gjendemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Alternativa për Ndryshim mbetet stoike në qëndrimin e saj ndaj këtij parimi themelor të programit politik, i cili kërkon unifikimin e spektrit politik shqiptar.

Nisur nga kjo, Alternativa për Ndryshim është e bindur se përfaqësimi më dinjitoz dhe më i fuqishëm i shqiptarëve në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të arrihet vetëm përmes një liste të përbashkët.

Andaj, u bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës që të lënë anash egot politike dhe aspiratat personale, dhe të bashkohemi rreth një liste të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 tetorit.

COMMENTS