HomeShoqëri

10 bursa për studentët e Luginës

"Universiteti Metropolitan në Tiranë, pas një komunikimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar ka vendosur të ndajë 10 bursa për studentët e Luginës së P

MBAHET PANAIRI I GJASHTË NDËRKOMBËTAR I BLETARËVE NË BUJANOC
Kryediplomati Cakaj takon deputetët nga Lugina
Lulzim Maliqi gjithnjë në mbështetje të futbollit

“Universiteti Metropolitan në Tiranë, pas një komunikimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar ka vendosur të ndajë 10 bursa për studentët e Luginës së Preshevës në programet që ofron si: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Kopjuterike dhe IT, dhe Fakulteti i Ekonomisë”  njoftoi sot përmes Facebookut kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi.

“Ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi që i ofrohet për herë të parë studentëve tanë!

Falënderoj Presidentin e UMT-ës z. Arjan Çukaj si dhe një falënderim të veçantë për Dekanen e Studentëve znj. Romilda Lika dhe znj. Bisej Kapo”, ka shkruar Mustafi.

Për informata më të hollësishme rreth programeve të studimit që ky universitet ofron, vizitoni linkun e mëposhtëm :

https://umt.edu.al/

 

COMMENTS