HomeAktuale

Zjarri tek deponia: SHSJ me detyra për Komunalinë dhe Inspekcionin, qytetarët propozojnë vendosjen e kamerave

Zjarri i cili ditëve të fundit ka kapluar deponinë e qytetit të Bujanocit, ishte bër shkas i një takimi të sotëm të Shtabit për Situata të Jashtëz

A po kërcënon Arsiq ? Nëse shteti nuk reagon, qytetarët që nuk mendojnë ndryshe duhet ta marrin situatën në duartë e veta
Këshilltarët serbë braktisin seancën konstiuive 
Doza e tretë e vaksinës nga nesër, qytetarët do të marrin SMS dhe e-mail me udhëzime

Zjarri i cili ditëve të fundit ka kapluar deponinë e qytetit të Bujanocit, ishte bër shkas i një takimi të sotëm të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme.

Në kryesimin e kryetarit të komunës, Nagip Arifi, i cili me detyrë është komandant i këtij shtabi janë sjell disa konkluzione.

N.P. „Komunalia“ iu është kërkuar ta shuaj zjarrin dhe të sanojë deponinë, të kujdestarojë 24 orë me aparaturën gjegjëse dhe  nëse ka zjarr ta shuaj atë, të kërkojë asistencën e policisë nëse është e nevojshme si dhe të fotografojë personat e dyshimt me qëllim të procesuimit të mëtejmë.

Nga inspekcioni komunal kërkohet të bëjë vizita të shpeshta gjatë ditës tek deponia por edhe nëse ka kërkesë nga Komunalia.

Ndërkohë, duke pasur parasysh avansimin e teknologjisë, qytetarët në vend të kujdestarisë propozojnë vendosjen e kamerave të sigurisë të cilat furnizohen me energji solare.

Burim Osmani, një qytetar i cili ka njohuri rreth këtyre pajisjeve ka kërkuar nga autoritet të vendosin këso lloj kamerash të cilat nuk kushtojnë aspak shtrenjt.

„Dalhua“, kamere inteligjente me 4G kartele telefonike dhe solar te integruar. E pershtatshme per ambiente ku nuk ekziston mundesia e furnizimit me rryme, sidomos per deponinen e qytetit ne Bujanoc. Kjo eshte zgjidhje e perhershme dhe kushton dhjetra here me pak se sa kushton pagesa ndaj nje kompanie private per fikje te zjarrit. Kjo zjarrin nuk e fik, mirepo parandalon ndezjen🙂!“, ka rekomanduar Osmani përmes Facebookut.

 

 

 

COMMENTS