Me organizim të Lugina Bike, sot u mbajt aktiviteti tradicional “Tour de Lugina 2026”, i cili mblodhi dashamirës të çiklizmit nga Lugina dhe rajon

Me organizim të Lugina Bike, sot u mbajt aktiviteti tradicional “Tour de Lugina 2026”, i cili mblodhi dashamirës të çiklizmit nga Lugina dhe rajoni.
Përveç promovimit të sportit dhe jetesës së shëndetshme, aktiviteti përcolli mesazhe të miqësisë, bashkëpunimit dhe promovimit të bukurive natyrore të Luginës.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili përgëzoi organizatorët për punën e bërë dhe vlerësoi se “Tour de Lugina” tashmë është shndërruar në një traditë që meriton të zgjerohet dhe të rritet nga viti në vit.
Pajaziti falënderoi Lugina Bike për organizimin e suksesshëm, si dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.

COMMENTS