Deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, po qëndrojnë në Berlin, ku po zhvillojnë takime në kuadër të një

Deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, po qëndrojnë në Berlin, ku po zhvillojnë takime në kuadër të një vizite treditore për avokimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kamberi ka bërë të ditur se janë takuar me deputetin gjerman dhe anëtarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Peter Beyer, si dhe me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
“Në takimin me deputetin Peter Beyer dhe në takimin në MPJ me z. Niels von Redecker, drejtor i Divizionit për Ballkanin, i shoqëruar nga zonja Katalina Karsai […] biseduam për çështjet politike e të sigurisë në Luginën e Preshevës dhe diskriminimin shtetëror që, ndër vite, i janë nënshtruar shqiptarët,” ka shkruar Kamberi.
Takimi i tretë është zhvilluar në fondacionin Friedrich Ebert Stiftung:
“Poashtu sot, në selinë e Fridrih Erbert-Shtiftung, me znj. Helene Kortlander, biseduam për nevojën e shtrierjes së veprimtarisë së këtij Fondacioni edhe në Luginë të Preshevës.”
Kamberi ka shprehur falënderim për përkrahjen e dhënë nga Ambasada e Kosovës në Berlin.
“Falënderojmë Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Faruk Ajeti, për angazhimin dhe pritjen që na bëri,” thuhet në postim.
Vizita do të vazhdojë edhe të martën me takime të tjera në kuadër të kësaj fushate avokuese.

COMMENTS