Një takim konsultativ rreth zgjedhjeve parlamentare i ftuar mbrëmë në Preshevë nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani(PVD), ka shkaktuar reag
Një takim konsultativ rreth zgjedhjeve parlamentare i ftuar mbrëmë në Preshevë nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani(PVD), ka shkaktuar reagime të cilat janë shoqëruar me gjuhë denigruese midis oponentëve nga Partia për Veprim Demokratik dhe Alternativa për Ndryshim.
Fillimisht ka reaguar kreu i APN-së, Shqiprim Arifi, i cili ka akuzuar strukturat e PVD-së për korrupsion ndërsa është pasuar edhe nga figurat tjera partiake për shkak se nikoqiri i takimit nuk i kishte dërguar ftesë për takim Alternativës për Ndryshim.
Në reagimet publike, nga PVD më i zëshmi ishte kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi, i cili ka përdorur një gjuhë tejet të rëndë ndaj Arifit të APN-së.
Në reagime është përsfhirë edhe kryetari i Degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.
Në vazhdim ju sjellim reagimet në Facebook midis strukturave të PVD-së dhe APN-së.
Shqiprim Arifi-kryetar i APN-së
Kemi thënë edhe më parë se Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës.
Mesa duket apetitet e pastra për korrupsion kanë metastazuar tek të gjithë funksionerët në strukturën e tyre partiake; duke i dhënë kësaj dukurie përmasa të çmendurisë kolektive.
Prandaj, Dorëheqja nga çdo pozicion politiko-publik është veprimi më i thjeshtë moral që mund të bëjnë të tillët. Kjo është patriotizëm!
ALmin Shaqiri- nënkryetar i APN-së
Qenka thirrur një takim i liderëve të partive politike sonte në ambientet e komunës së Preshevës, nga ana e deputetit Shaip Kamberi, njëherit kryetar i PVD-së dhe i akuzuar për korrupsion; ku tema e diskutimit na qenka Lista e Përbashkët dhe unifikuese për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Pa asnjë shpjegim nga nikoqiri i këtij takimi nuk është thirrur ALTERNATIVA, si partia më e madhe në skenën politike shqiptare në serbi.
Listë unifikuese dhe të përbashkët nuk mund të ketë nëse ALTERNATIVA nuk është pjesë e kësaj nisme. Këto kalkulime dhe makiacione që po tenton të i bëjë Kamberi bashkë me Ragmi Mustafën, e që është risi në këto zgjedhje që po na merrka pjesë, nuk do ju shkojnë mbarë.
Lista e unifkimit në 2020, Alternativa Demokratike Shqiptare prap duhet të jetë në koordinim me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, dhe të vlej prap i njëjti rregull, ku fuqia më e madhe në Luginë do jetë i pari në list!
Ragmi Mustafi- kryetar i KKSH-së
KAVJA PROGRESISTE
Fundërrina e shthurur donkishotjane ka hapur zjarrin dëshpërues të kryqëzimit me fletërrufetë publike ndaj armikut të imagjinuar politikë që duhet asgjësuar.
Ky sejmen i Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues paska thënë >>Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit… <<
Madje, kjo kavje që përdor bisturitë nga instrumentet shtetëror ka konstatuar se strukturat e këtij subjekti politik kanë arritur në “çmenduri kolektive.”
Zbatuesi i direktivave të filiales së Progresistëve tash e një kohë hedh përpjetë fundllumin njerëzor në mallkimin ndaj të shkuarës së Luginës e njerëzve të saj. Tashmë po përpëlit padurueshmërin ndaj oponencës e batërdinë me gënjeshtra dhe kërcënime që nuk është as në ndershmërinë moralizuese të jashtëqitjes infantile.
Po aq kot je, sa shumë shpejtë zhveshe veten nga petku fetar e gjerman duke jashtënxjerrë të zitë e fëlliqur në publik me të edhe fytyrën e vërtetë.
Çfarëdo që të bëjmë e në kundërshtim me mendësinë e kalbur verbuese, do të sulmohemi nga egërsia e injorancës miope poshtëruese të instrumentalizuar. Por, liria për të njohur të drejtën tënde për budallallepsje nuk na bën as të dorëzohemi, as të nënshtrohemi e as të frikësohemi nga ty, e as nga telekomanduesit e Tërgovishtës.
Andaj, do ta them në gjuhën që e kupton:
DU BIST ARSCHLOCH BE MARE AGËS!
Arbër Pajaziti-kryetar i APN-së, Bujanoc
Takimet e ftuara me qëllim të anashkalimit të subjektit më të madh politik në Luginë, Alternativës për Ndryshim, që në start janë të prirura për dështim.
Me mendësi të tillë politike nuk garohet bashkërisht as për Bashkësi Lokale e lëre më për zgjedhje parlamentare.
Ndoshta edhe nuk pritej më mirë nga një parti politike pjesë e së cilës janë edhe individ të cilët nën petkun e përfaqësimit të shqiptarëve her flasin serbisht e her gjermanisht.
Banaliteti i paskajshëm i gjuhës publike i cili me gjasë mund t’i ngjaj reflektimit të sulmeve shizofrenike vetëm se dëshmon humbjen e kontrollit nga rreziku i humbjes së privilegjeve pushtetare.
Me persona të këtillë bashkëpunimi është skajshmërisht i pamundur ndërsa i tillë po del të jetë edhe me një subjekt politik i cili në varësi nga nevoja riaktivizon modelin “përçaj e sundo”.
……………………………………….
Në takimin e mbrëmshëm në Preshevë kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe PDSH-në, e cila gjithnjë ishte deklaruar kundër zghedhjeve parlamentare.
I vetmi subjekt i cili nuk ishte ftuar në takim ishte APN e Shqiprim Arifit.
COMMENTS