HomeNë fokus

Kah po shkojnë mjetet e donatorëve të huaj për Jugun e Serbisë?

Foto e organizatës "People in  Need" ( faqja zyrtare e organizatës në Facebook) Që pas ndryshimeve demokratike në Serbi të 5 tetorit të vitit 2

Verifikohen mandatet, vazhdimi i seancës së KK në Preshevë caktohet për 30 korrik
Deputetët shqiptarë takojnë ambasadorin e Turqisë në Serbi
Kamberi: Partnerëve të koalicionit do t’i propozojmë bojkot të rivotimit, nuk jam vetëm për një rrogë deputeti në një shtet që s’na do

Foto e organizatës “People in  Need” ( faqja zyrtare e organizatës në Facebook)

Që pas ndryshimeve demokratike në Serbi të 5 tetorit të vitit 2000 dhe përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë, organizatat e huaja, qofshin ato qeveritare ose civile, për projektet në Jugun e Serbisë kanë derdhur me miliona euro apo dollarë.

Derisa në infrastrukturë investimi i mjeteve ka qenë i dukshëm, në sektorin jofitimprurës shpërndarja e tyre gjithë ka mbetur një enigmë në vete.

Ajo që mesiguri dihet, është fakti se mjete të shumta kanë qenë të planifikuara e pastaj edhe të ndara.

Por ata që marrin vesh nga sektori civil, gjithnjë kanë shtruar pyetjet: Ku shkuan shumica e mjeteve të dedikura, sa projekte u realizuan, sa organizata vendore përfituan, sa grupe të interesit u përfshinë në projekte e ç’është më e rëndësishmja, cilat ishin rezultatet dhe të arriturat konkrete nga mjetet e parapara nga këto projekte?

Pjesa dërmuese e përgjigjeve ka munguar gjithnjë por jo edhe dyshimet.

Andaj, në ndërkohë kanë lindur edhe pyetjet e reja: Kush përfitoi në emër të multietnicitetit në jug të Serbisë? Në emër të shqiptarëve, serbëve, romëve…

Gishti gjithnjë është drejtuar nga Beogradi dhe organizatat e mëdha që kanë selinë në kryeqytetin serb.

Thuhet se këto organizata nuk do të ishin edhe aq të fuqishme po mos të kishin lobimin tek donatorët e huaj, përfshirë edhe ambasadat.

Ky lobim, spjegohet se ka ardhur nga stafi lokal i donatorëve i cili mbronte interesin e aplikuesve të projekteve apriori të favorizuar.

Së fundmi,  në Bujanoc ka fillur të ngritet pluhuri rreth një projekti i cili ishte paralajmëruar të jetë voluminoz.

Në tetor të vitit të kaluar, komuna e Bujanocit nënshkroi memorandum bashkëpunimin me organizatat joqeveritare “Peaceful Change Initiative” dhe “People in Need” për implementimin e projektit “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë”, i njohur si projekti  ALVED (Amplifying Local Voices for Equitable Development), financuar nga Qeveria Britanike.

Tani kur kanë kaluar shumë muaj, thuhet se projekti nuk po ec sipas planifikimit .

Në konkursin e shpallur në janar të vitit 2021, organizata “People in Need”, kishte ftuar të gjitha organizatat joqeveritare nga Bujanoci, Vranja, dhe Lebani, që të paraqesin propozim-projektet, të cilat do të merren me pasojat e postCovidit në këto tre komuna. Në njoftimin e organizatës “People in Need”, thuhej se do të ndahen grante të vogla deri në 25.000 euro për projektet që do të përzgjedheshin për realizim.

Por a  shkoi ashtu siç ishte paralajmëruar në njoftimin e tyre?

Edhepse shumë  shumë organizata joqeveritare nga Komuna e Bujanocit, kishin aplikuar, “People in Need”, zgjodhi vetëm një organizatë nga Bujanoci dhe projektin e saj e mbështeti me 13.000 euro, sa gjysma e vlerës që ishte premtuar, derisa në Vranjë dhe Leban, nuk dihet nga sa projekte janë mbështetur dhe cila është vlera që ato OJQ kanë përfituar.

Element tjetër, i cili po vë në pikëpyetje punën dhe misionin e kësaj organizate, është mungesa e transparencës nga konkursi në fjalë.

Nuk është publikuar lista e përfituesve të këtyre granteve, edhe pse rezultatet do të duhej të publikohen për hirë të bashkëpunimit me komunat me të cilat kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Një shkelje e rradhës nga vet “People in Need” vërehet edhe tek mënyra e përzgjedhjes së koordinatorit të terenit, sepse nuk u përfillën kushtet e parapara me vet konkursin, në të cilin kërkohej edhe njohja e gjuhës shqipe.

Siç kanë mësuar jozyrtarisht mediat lokale, kandidati më i parapëlqyer për ketë pozitë, nuk u përzgjodh, pa asnjë arsyetim, edhe pse për rezultatet e konkursit është dashur të priste me muaj të tërë.

Si kusht në konkurs, ishte edhe njohja e gjuhës shqipe, pasi që projekti realizohet në Komunën e Bujanocit, në të cilën, gjuha shqipe është në përdorim të barabartë zyrtar me gjuhën serbe.

Për këto përzgjedhje të kandidatëve do të duhej të ishte e njoftuar edhe Komuna e Bujanocit, pasi që ajo është nënshkruese e një memorandumi bashkëpunimi dhe normalisht do të duhej të jetë në dijeni për veprimet e njëanëshme që po mirren vetëm nga “People in Need”, pra ajo që po financon projektin.

Në gjithë këtë proces të përzgjedhjes të koordinatorëve për të punuar në implementimin e projektit “ALVED” është krijuar një amulli e vërtetë, askush nuk ka informacione të qarta, madje as vet komuna si nënshkruese e memorandumit.

Marrë në përgjithësi, mungesa e transparencës në projektin e „People in Need“ hap shumë dyshime se si janë shpërndarë mjetet e donatorit, në këtë rast ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Është momenti i fundit që krahas sektorit civil me çështjen e shpërndarjes së mjeteve të donatorëve të huaj të merren edhe institucionet që përfaqësojnë qytetarët e Bujanocit.

Nëse për asgjë tjetër, të paktën që implementuesit e mjeteve të donatorëve të huaj të mos na konsiderojnë si budallenj.

Flamuri i Britanisë së madhe 

Një senzibilizim i këtillë do të ndikonte që edhe donatorët të kenë një pasyrë se kah po shkojnë mjetet e taksapaguesve të tyre.

 

 

COMMENTS