Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, kanë pritur në takime të ndara komisionerin e lartë p
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, dhe deputeti popullor, Shaip Kamberi, kanë pritur në takime të ndara komisionerin e lartë për drejtat e pakicave, Kairat Abdrakhmanov.
Përmes postimeve në Facebook, Mustafa dhe Kamberi kanë shpalosur detaje nga bisedat e zhvilluara.
Postimi i Ragmi Mustafës:
TË DREJTAT JANË TË PATJETËRSUESHME
Sot mirëprita në një takim miqësor e produktiv Komisarin e Lartë për Drejtat e Pakicave nga Haga, z. Kairat Abdrakhmanov.
Falënderova për bashkëpunimin dhe për qasjen konstruktive në adresimin e çështjeve dhe shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Nënvizova pamundësimin e realizimit të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë përmes akteve nënligjore dhe procedurave administrative.
Diskriminimi, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi dhe refuzimi për përfshirje të komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore mbeten sfida që presin zgjidhje.
Komuniteti shqiptar është në kërkim të zgjidhjeve adekuate sepse të drejtat janë të patjetërsueshme. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet mundësi për zgjidhje juridiko-politike të çështjes së Luginës së Preshevës.
Postimi i Shaip Kamberit:
Drekë pune me Komesarin e Lartë për pakica nacionale, E.T. Kairat Abdrakhmanov.
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës, mungesa e vullnetit për trajtim të barabart të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, problemet në arsim dhe gjuha e urrejtjes nga krerët shtetëror ishin disa prej temave të cilat bashkarisht i shqyrtuam.
Prezenca më e madhe ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, parakusht për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
COMMENTS