HomeNë fokus

Zëvendëskryeministri Bislimi takon deputetin Kamberi dhe kryetarin e KKSH, Lutfiu

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSH, Nevzad

Drejtuesit e APN-së në gjyq për flamurin
Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc
Imitim i zbehtë i Aleksandar Vuçiqit

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në një takim deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e KKSH, Nevzad Lutfiu.

„Në takimin e zhvilluar me deputetin Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun, shprehëm shqetësimin për qasjen e Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zvogëlimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës“, u shpreh pas takimit zv/kryeministri Bislimi.

„Sikur që është e papranueshme që drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, të refuzojë të punësojë 40 punëtorë shëndetësorë vetëm për shkak të përkatësisë etnike“, tha Bislimi.

„Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe do të vijojë palëkundur mbështetjen në kërkesat legjitime“, tha ndër të tjera Bislimi në Facebook.

COMMENTS