HomeShoqëri

BUJANOCI PËRFITON 4 MILIONË DINARË PËR FINANCIMIN E ASISTENTËVE PERSONAL

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë me Kabinetin e ministrit për avancimin e zhvillimit të komunave jo mjaftueshme të zhvilluara pranë Qever

Si u la pas dore Malësia e Bujanocit?
Arifi: Fjala jonë është puna
Kamberi: Serbia nuk ka ndryshuar, njerëzit e ish regjimit qeverisin shtetin

Komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratë me Kabinetin e ministrit për avancimin e zhvillimit të komunave jo mjaftueshme të zhvilluara pranë Qeverisë së Serbisë për financimin e programit të asistentëve personal.

Vlera e nënshkruar e mjeteve financiare është 4.000.000,00 dinarë, aq edhe sa janë kërkuar në konkurs.

“Kujtojmë që, Komuna e Bujanocit për nevoja të nxënësve me pengesa në zhvillim ka aplikuar në konkursin e ministrisë përkatëse të shpallur më 5 Janar 2024.

Asistentët personal do të vazhdojnë punën e tyre me fëmijët me pengesa në zhvillim, tani që mjetet janë siguruar”, njoftoi faqja zyrtare e komunës në Facebook.

COMMENTS