Në stadiumin e KF Radnik në Surdulicë është zbuluar murali për Dragan Stojkoviq Piksin, përzgjedhësin e kombëtares së Serbisë në futboll. Preze
Në stadiumin e KF Radnik në Surdulicë është zbuluar murali për Dragan Stojkoviq Piksin, përzgjedhësin e kombëtares së Serbisë në futboll.
Prezent në këtë event ishte vet seleksionuesi Stojkoviq i shoqëruar nga ministri, Novica Tonçev.
“Nuk e di a e kam merituar gjithë këtë respekt por kjo është një ditë e veçant për mua.
Shpresoj se kombëtarja edhe në të ardhmen do të sjell rezultate të mira “, u shpreh Stojkoviq.
Ministri për komunat e pazhvilluara, Novica Tonçev, tha se seleksionuesi Stojkoviq të paktën ka merituar një respekt të këtillë.
“Ka krijuar një ekip të fuqishëm i cili nuk u ka frikën askujt”, tha Tonçev.
Drejtori i KF Radnik, Stanisllav Tonçiq i dhuroi një fanelë të skuadrës së tij seleksionuesit Stojkoviq.
“Shpresojmë se nga Katari të ktheheni me këtë kupë në duar të cilën po e mbanë Maradona”, theksoi Tonçev.
Në muralin e vendosur në stadiumin e Surdulicës është fotografia e kapitenit Dragan Stojkoviq në fanelën e ish-Jugosllavisë dhe e legjëndës së Argjentinës dhe mbarë rruzullit tokësorë, Diego Armando Maradona.
COMMENTS