HomeKronikë

Tetë persona të arrestuar dhe 333 kilogram drogë të sekuestruara

Pamje nga aksioni në Bujanoc, Foto: Bujanovaçke   Qytetari nga Bujanoci, L.F. (53) dyshohet për organizimin e kontrabandimit të qindra

LPD shpall zgjedhjet e brendshme
Kështu do të duket “Kinemaja e vjetër” në Preshevë
Kërkesa e mjekëve për t’i dalë në ndihmë Luginës së Preshevës, në vesh të shurdhër

Pamje nga aksioni në Bujanoc, Foto: Bujanovaçke

 

Qytetari nga Bujanoci, L.F. (53) dyshohet për organizimin e kontrabandimit të qindra kilogramëve marijuanë nga Kosova në depot në afërsi të Bujanocit dhe Nishit, njoftoi në mbrëmje Ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton FOLonline.

 

Policia arrestoi sot 8 persona, përfshirë një ushtar dhe një polic, të cilët ndihmuan një grup kriminal për të ruajtur dhe shitur drogë në të gjithë Serbinë.

Policia kumtoi se të dyshuarit kontrabanduan drogë nga Kosova përmes kalimeve alternative në një depo afër Bujanocit dhe Nishit, dhe më pas e transportuan atë tek klientët e tyre me ndihmën e ushtarëve dhe një oficeri policie.

Në periudhën e mëparshme, gjatë aksionit, u sekuestruan gjithsej 333 kilogramë marijuanë, kështu që kallëzimi penal përfshiu edhe tre anëtarë të grupit të organizuar kriminal M.G. (1958), ZH.V. (1948) dhe oficeri i policisë J.B. (1983), të cilët akuzohen për të njëjtat vepra dhe ata janë në paraburgim ”- thuhet në kumtesë.

Është urdhëruar që ata të mbahen në burg deri në 48 orë, për t’u dërguar pastaj në Prokurorinë e Krimit të Organizuar me një kallëzim penal.
Aksioni i sotëm është realizuar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimin e Organizuar,

Xhandarmërinë dhe oficerët e policisë të Departamentit të Policisë në Vranjë.

Tetë të arrestuarit do të ngarkohen për veprat penale „ vënie e pautorizuar në qarkullim e narkotikëve „ dhe „ përdorimi i pautorizuar i armëve dhe mjeteve shpërthyese „.

Aksionin e ditës së hënë e ka përshëndetur edhe ministri serb i policisë, Aleksandër Vulin, duke theksuar se Serbia nuk mund të jetë strehë e dilerëve të drogës.

COMMENTS