HomeNë fokus

Një delegacion i përfaqësuesve të Luginës udhëtoi drejt SHBA-së

Një delegacion i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës është nisur sot për në SH.B.A. ku do të ketë takime me përfaqësues të kongresit, senatit

Koalicionet lokale në Bujanoc: Fundi i një epoke 60:40, a mund të vie në konsideratë 70:20:10 ?
Cilat ditë do të ketë përsëri reshje dhe si do të jetë moti?
Pas çertikimit të Listës zgjedhore, Pajaziti i drejtohet opinionit

Një delegacion i përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës është nisur sot për në SH.B.A. ku do të ketë takime me përfaqësues të kongresit, senatit dhe State Departamentit.

Në përberje të delegacionit janë: kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, deputeti, Shaip Kamberi dhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Organizatore e vizitës është Liga shqiptaro-amerikane nën mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës.

Lajmin për nisjen e delegacionit e konfirmoi përmes Facebookut kryetari i KKSH, Ragmi Mustafi.

„Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik.👊

Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor“, ka shkruar Mustafi në Facebook.

COMMENTS