HomePolitikë

Kamberi rizgjidhet kryetar i PVD-së

Shaip Kamberi ka fituar besimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë për Veprim Demokratik duke u rizgjedhur në postin e kryetarit

Rahimi kalon në APN
Diplomatët britanik në Bujanoc
Pajaziti kujton protestat studentore

Shaip Kamberi ka fituar besimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë për Veprim Demokratik duke u rizgjedhur në postin e kryetarit edhe për një mandat.

Në përmbyllje të procesit zgjedhor Kamberi nuk kishte kundërkandidat për të parin e partisë ndërsa subjekti ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse.

Derisa nënkryetarë të PVD-së me automatizëm janë kryetarët e degëve, për sekretar organizativ është zgjedhur Rahim Salihi ndërsa sekretar i përgjithshëm Hasan Hasani.

Kuvendi Zgjedhor është mbajtur në ambientet e restorantit Bici në Samolicë.

Postimi i Shaip Kamberit pas rizgjedhjes për kryetar të PVD-së.

Me rastin e rizgjedhjes sime për kryetar të Partisë për Veprim Demokratik, dua ta faleminderojë çdo delegat për besimin e dhënë.

Strukturave të zgjedhura të Partisë, Këshillit Qëndrorë, Kryesisë së Përgjithshme, Këshillit Politik i dëshirojë suksese në qëllimin tonë të përbashkët, ringritjen e PVD-së.

Bashkë me mua sot u zgjodhën edhe 3 nënkryetar, Sekretari i përgjithshëm i partisë dhe Sekretari organizativ i Partisë për Veprim Demokratik.

Nga sot, unë, bashkë me strukturat e reja të partisë qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë qëllimi dhe një përkushtim të thellë ndaj vlerave tona të përbashkëta të gjithëpërfshirjes, rezistencës, mosdorëzimit, emancipimit e përparimit.

Në këtë moment kritik, ne do të përballemi me sfida të jashtëzakonshme që kërkojnë udhëheqje vizionare.

Ne duhet të refuzojmë të i përgjigjemi çfarëdo provokimi që mund të imponohet. Sepse jemi në të drejtën tonë të detyruar të sigurojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më të barabartë për Shqiptarët e Luginës.

Angazhimi ynë kryesor do të jetë të mbajmë parimet mbi të cilat u themelua partia jonë.

Ne do të vazhdojmë ruajtjen dhe avancimin e substancës kombëtare shqiptare në këtë rajon.

Të mbrojmë demokracinë e përfaqësimin.

Të palëkundur për drejtësi, barazi, mundësitë ekonomike dhe identitetin e kulturën tonë shqiptare.

Përtej këtyre parimeve, dua të theksoj se bashkarisht do të angazhohemi që t’i kontribuojmë unitetit brenda partisë e mes shqiptarëve të Luginës.

Shpesh kërkojnë të na ndajnë e copëtojnë, madje edhe ia kanë arritë përmes formave shantazhesh tek të ligshtit. Por le të kujtojmë se forca jonë qëndron në solidaritetin tonë, në besimin mes nesh dhe brenda nesh. Sepse PVD është hapësira ku mund të gjesh fuqinë për të guxuar, për të rrezikuar, për t’u rritur e për t’u vendosur në një raport partneriteti e jo inferioriteti me politikën.

Kjo më jep fuqi, që bashkë me strukturat e partisë, të punojmë pa u lodhur për të kapërcyer çdo ndarje dhe për të na bashkuar në qëllimin tonë të përbashkët. Për Lirinë, që ka qenë dhe është brenga që e formësoi vizionin tonë jo vetëm si imperativin e një kohe, por si histori që ka prekur çdo shqiptarë të Luginës së Preshevës

Pra, të jetësojmë lirinë për të luftuar për të drejtat tona kombëtare, drejtat tona kolektive e individuale, për të luftuar për idetë tona, për të nxjerrë në pah projektet tona, për të jetësuar përpjekjet tona.

Për më tepër, besoj në fuqinë e dialogut dhe bashkëpunimit.

Mund të mos biem gjithmonë dakord për çdo çështje, por le të dëgjojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndërtojmë konsensus për atë çka i pret shqiptarët të Luginës.

Faleminderit!

COMMENTS