HomeVështrime

Vështrimi i redaktorit: Kur do të mbahen zgjedhjet lokale?

Opinionit dhe subjekteve politike në komunat e Bujanocit dhe Preshevës është duke u interesuar në masë të madhe data e saktë e mbajtjes së zgjedhj

Pasivizimi i adresave në Luginë: Cakaj kërkon përfshirjen e Këshillit të Evropës
Filloristët e klasave të ulëta megjithatë në shkollë
Javën tjetër i mundur zhbllokimi i çështjes së koalicioneve, angazhohet edhe kryeministri Kurti

Opinionit dhe subjekteve politike në komunat e Bujanocit dhe Preshevës është duke u interesuar në masë të madhe data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Njejtë po ndodh edhe me 88 komuna dhe qytete në Serbi, qytetarët e të cilëve duhet të dalin në vendvotime.

Një gjë tashmë është e sigurt se zgjedhjet nuk do të mbahen më 2 qershor, përveç se ato të jashtëzakonshme në Beograd, datën e të cilave e shpalli kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq.

Por, pse nuk u shpallën zgjedhjet më 2 qershor edhe në komunat tjera?

Edhe përkundër insistimit të opozitës që zgjedhjet e Beogradit të mbahen të njejtën ditë me ato të komunave tjera, kjo gjë nuk ndodhi.

Ishin afatet ligjore dhe kushtetuese që „penguan“ të mos ketë zgjedhje të përbashkëta me ato të kryeqytetit.

Sipas ligjit, duke patur parasysh kohën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2020, këtë vit, votime mund të ketë më së afërmi më 7 qershor, ndërsa më së voni më 1 shtator. Në opsion mund të jenë 12 të diele.

Opozita kishte këmbëngulur edhe në një fakt tjetër për ditën e njejtë të zgjedhjeve. Ai ishte mos dyndja e votuesve nga komuna në komunë sipas metodës së ndryshimit të vendbanimeve.

Megjithatë, pushteti iu „referua ligjit“ duke mos lëshuar pe në këtë drejtim.

E gjithë kjo ka lënë hapsirë për spekulime me ditën e saktë të zgjedhjeve në 88 komuna dhe qytete tjera.

Disa analistë politikë po vlerësojnë se SNS-it do t’i kishte kovenuar mjaft mbajtja e zgjedhjeve mu në përiudhën e pushimeve verore.

Pretendohet që, derisa qytetatët do të ishin nën efektin e këtyre pushimeve dhe vendeve se ku do t’i kalojnë, elektorati besnik i progresistëve do të ishte i përkushtuar për kutitë e votimit. Një skenar i tillë në masë të madhe do ta dëmtonte madje edhe shkatërronte opozitën.

Çfarë do të ndodh me Bujanocin dhe Preshevën?

Nëse vërtetohet skenari i analistëve që këto zgjedhje të mbahen gjatë pushimeve, sidomos nëse periudha e tyre varion midis datave 15 korrik-15 gusht, atëherë në vendvotime mund të dalin numër rekord votuesish, marrë parasysh prezencën e diasporës.

Kjo atmosferë do të reflektonte sidomos në numrin e lartë të këshiltarëve shqiptarë në Bujanoc i cili mund ta tejkaloi 30-in.

Sido që të jetë, datat 9 qershor, 7 korrik dhe 18 gusht për të cilat po përfolet se janë si të mundshme për zgjedhje, për momentin janë vetëm se spekulime.

Kohën e saktë të mbajtjes së tyre, në Serbi e di vetëm një përson. Ai është presidenti Aleksandar Vuçiq.

 

COMMENTS