HomeSport

“Buja” dhe grupi e “shkatërrojnë” BSK-në (foto&video)

Qendërsulmuesi i KF Tërnoci, Bujamin Xhemaili ishte më meritori për fitoren e sotme të ekipit të tij ndaj BSK-së me rezultat të thellë prej 6:2. De

Shqiprim Arifi rizgjidhet kryetar i APN-së
Heqni dorë nga përqindja e pushtetit, jepni të tërin partisë fituese
Vendosja e flamurit dhe mesazhi urues nga kryetari Nagip Arifi


Qendërsulmuesi i KF Tërnoci, Bujamin Xhemaili ishte më meritori për fitoren e sotme të ekipit të tij ndaj BSK-së me rezultat të thellë prej 6:2.
Depërtimet e „Bujës“ ishin vendimtare në ndeshjen e sotme duke siguruar dy penallti për Tërnocin dhe duke shtuar diferencën në rezultat.
„Agallarët“ me një lojëtar më pak në fushë që nga fundi i pjesës së parë, fal lojës së mrekullueshme sidomos në pjesën e dytë e „koritën“ BSK-në në terrenin e vet, në stadiumin e qytetit në Bujanoc.
Kah mesi i pjesë së dytë edhe vendasit mbetën me një lojëtarë më pak pas ndëshkimit me karton të kuq.
Kjo bëri që Tërnoci ta zhvilloi lojën si „maca me miun“.
Përveç Xhemailit, dy gola shënoi edhe sulmuesi tjetër Bajram Hasani dhe një Veton Zeqiri.
Pas fitores së sotme, Tërnoci qëndron i vetëm në pozitën e parë me 18 pikë të tubuara, që janë edhe pikët maksimale të sezonit.
Në ndeshjet e rradhës Tërnoci në terren të vet e pret Mlladostin nga Bosiligradi.

Goli i Xhemailit nga penalltia:

COMMENTS