HomePolitikë

Vendosja e flamurit kombëtar nga deputeti Kamberi a u bë shkas që parlamenti i Serbisë të sjell „Kodin etik „?

Shefi i Grupit Parlamentar „ Lugina e Bashkuar -SDA Sanxhak", Shaip Kamberi, vendimin për të miratuar një „ kod etik“ e sheh si një përpjekje tjetër

Pajaziti pritet nga kryetari i Ferizajit, Agim Aliu
Takohen përfaqësuesit e koalicionit në Bujanoc, diskutojnë për përfshirjen e SNS-it
APN: SKANDAL : Kryetarja jo legjitime e Komunes se Presheves – presion projektuesit per ndrrimin e pllakave te trotuarit


Shefi i Grupit Parlamentar „ Lugina e Bashkuar -SDA Sanxhak”, Shaip Kamberi, vendimin për të miratuar një „ kod etik“ e sheh si një përpjekje tjetër për të kufizuar lirinë e shprehjes së deputetëve – kryesisht atyre të opozitës, megjithëse janë të pakët në numër.

“Përmes kodit, po bëhet një përpjekje për të krijuar një gjykatë politike që në një farë mënyre të kërcënojë deputetët që mendojnë ndryshe, mbase emrat e tyre do të vendosen në ndonjë shtyllë turpi “, ka theksuar Kamberi për të përditshmen „Danas“, transmeton FOLonline.

„ Unë, natyrisht, do të paraqes pozicionin tim dhe të grupit tim parlamentar në seancën e Kuvendit kur kjo temë të vie në rendin e ditës, “thekson Kamberi dhe shton se e gjithë kjo nuk ka kuptim.

Kujtojmë, iniciativa për miratimin e kodit të mirësjelljes për deputetët u soll pasi Kamberi vendosi flamurin shqiptar pranë atij shtetëror të Serbisë në stolin e parlamentit.

Kur „ Danas „ parashtroi pyetje se sa logjike është të miratohet një kod i sjelljes në një kohë kur ofendimet po dëgjihen nga foltorja e parlamentit, asnjë deputet i Partisë Progresive Serbe nuk donte të përgjigjej.

COMMENTS