Dega e Alternativës për Ndrsyshim në Bujanoc REAGIM Lidhur me mo
Dega e Alternativës për Ndrsyshim në Bujanoc
REAGIM
Lidhur me mospranimin e propozimit të këshilltarit tonë lidhur me faturat e ujit
Refuzimi i sotëm i propozimit të këshilltarit tonë në seancën e Kuvendit Komunal, Florim Agaj, për t’i liruar nga pagesa familjet me asistencë sociale nga faturat e ujit dëshmon edhe njëherë kokëfortësinë dhe prepotencën e pushtetit aktual ndaj qytetarëve.
Është plotësisht i papranueshëm fakti se koalicioni aktual PD,PVD, LPD, refuzon një propozim të këtillë në situatën kur pozita e këtyre familjeve po vështirësohet gjithnjë e më shumë kurse numri i atyre që po bëhen raste të tilla po rritet ditë e përditë.
Që ironia të jetë më e madhe, pushteti i „shqiptarëve“ me anë të votimit i thotë JO këtyre brengave duke u përkujdesur që t’i jap legjitimitet dhe t’ja vështirsojë edhe më shumë jetën atyre që kanë nevojë edhe për kafshatën e gojës.
Në anë tjetër, pushtetarët nuk po e ndalin faljen e borxheve, mosfakturimin e madje edhe mosevidentimin e ujit të pijshëm ndaj militantëve, familjarëve dhe oligarkëve të vet.
Kjo mënyrë e qeverisjes në koalicion i cili ka për bazë vetëm interësin e ngusht partiak është treguesi i qartë se çdo ditë e qëndrimit në pushtet „është qari“ ndërsa qytetari i thjesht paraqet vetëm një figurë e cila mund të manipulohet si makineri votuese në prag dhe gjatë zgjedhjeve.
Kjo situatë edhe mund të zgjat për kohë por pushteti aktual duhet të jetë i vetëdijshëm se për shkak të padrejtësive mund të ndodh padugjëshmëria e plotë qytetare.
Bujanoc: 20.09.2021
COMMENTS