HomeShoqëri

Turqia dhuron autoambulancë për Bujanocin

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin ambasadori i Republikës së Turqisë, Ministri i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal, p

Së shpejti konkursi për instruktorë të regjistrimit të popullsisë, si do të veprojnë shqiptarët?
Asfaltohet një rrugë në Samolicë
Në Preshevë përmbyllet manifestimi”Ditët e mërgatës”

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin ambasadori i Republikës së Turqisë, Ministri i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal, përfaqësues të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pranuar zyrtarisht donacion një auto-ambulancë nga organizata turke TIKA.

“Mes të pranishmëve, ambasadori turk në Serbi Sh. T. Hami Aksoy i dorëzoi çelsat e auto-ambulancës kryetarit Arifi.

Ky është donacioni i radhës që komuna e Bujanocit përfiton nga TIKA falë bashkëpunimit të sinqert që kanë këto dy institucione”, njofton faqja zyrtare e komunës në Facebook.

Auto-ambulanca iu dedikohet Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc për nevojat e pacientëve të komunës sonë.

“Kujtojmë që TIKA ka qenë prezente në Bujanoc edhe me donacione tjera, ku e fundit ishte ndërtimi i parkut në fshatin Bilaç, kurse më herët kishte investuar edhe në ndërtimin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, paralelja në lagjen e strukarëve”, thuhet në njoftim.

COMMENTS