HomeNë fokus

Tre përfaqësues të PVD-së pjesë e delegacionit që shoqëron Kurtin në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Nju Jork, ku gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillojë takime n

A kishte shërbime prostiticioni në Bujanoc? Vajzat në “Zadruga 4” akuzojnë njëra-tjetrën për “punë” në kafenetë dhe striptiz baret (video)
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Zoran Xhinxhiq-  Duhet të besojmë te vetja (pjesa 32)
FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE NË LETOVICË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Nju Jork, ku gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillojë takime në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pjesë e delegacionit që shoqëron kryeministrin Kurti në këtë vizitë janë edhe përfaqësues nga Lugina, ndërsa bie në sy prania e tre figurave të Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Bëhet fjalë për Shaip Kamberin, deputet në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i PVD-së, Ardita Sinanin, kryetare të Komunës së Preshevës dhe kryetare të degës së PVD-së në Preshevë, si dhe Ragmi Mustafin, këshilltar për Luginën i kryeministrit Kurti dhe kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc.

Kështu, në këtë përfaqësim nga Lugina, PVD-ja është e pranishme me tre përfaqësuesit e saj në nivele të ndryshme politike dhe institucionale.

Pjesëmarrja e tyre vjen vetëm pak ditë pas takimit të 15 shtatorit në Prishtinë, ku Kurti priti përfaqësues politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ku u diskutua edhe për bashkërendimin politik dhe forcimin e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve të Luginës.

Nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se fokusi i qëndrimit të Kurtit në SHBA është pjesëmarrja në aktivitetet e nivelit të lartë të OKB-së, takimet bilaterale me liderë botërorë dhe promovimi i interesave shtetërore të Kosovës.

COMMENTS