HomeShoqëri

Trajnim për Inteligjencën Artificiale në Bujanoc

Këshilli Komunal për Siguri i Komunës së Bujanocit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizoi sot një trajnim tematik mbi inteligjencën arti

PVD me ftesë publike për takim të premten
Sonte në orën tre pas mesnate fillon llogaritja dimërore e kohës  
Modernizohet zhveshtorja në KF Tërnoci

Këshilli Komunal për Siguri i Komunës së Bujanocit, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizoi sot një trajnim tematik mbi inteligjencën artificiale.

Ligjëruese e këtij trajnimi ishte profesorja dhe gazetarja nga Beogradi, Tamara Vuçenoviq.

Trajnimi përfshiu tema të rëndësishme, si siguria në përdorimin e inteligjencës artificiale, legjislacioni përkatës, ruajtja e të dhënave, burimet teknologjike, ndërtimi i besimit dhe aspekte të tjera të ndërlidhura me këtë fushë në zhvillim të shpejtë.

Në aktivitet morën pjesë zyrtarë komunalë, këshilltarë të Kuvendit Komunal, drejtues institucionesh arsimore, mësimdhënës, gazetarë, punonjës administrativë, etj.

Në hapje të trajnimit, të pranishmit u përshëndetën nga kryetari i Këshillit Komunal për Siguri, njëherësh edhe kryetar i KK të Bujanocit, Driton Rexhepi si dhe nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc, Antonios Balaskas.

Trajnimi u karakterizua nga një atmosferë interaktive, me diskutime të hapura dhe pyetje nga pjesëmarrësit, që kontribuan në thellimin e njohurive dhe shkëmbimin e përvojave mbi temën e inteligjencës artificiale.

COMMENTS