HomeKronikë

Tragjedi në rrugën Bujanoc–Vranjë, dy të vdekur nga Tërnoci

(Foto ilustrim) Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte, rreth orës 18:20, në rrugën e vjetër Bujanoc–Vranjë. Sipas informacione

Kamberi me bashkëpunëtorë në vizitë avokuese në Strazburg
Arifi: Shqiptarët duhet të jenë falenderues ndaj ambasadorit Walker
Fronti për Ndryshim: Bujanoci ka hyrë në vitin e dytë të çlirimit politik

(Foto ilustrim)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte, rreth orës 18:20, në rrugën e vjetër Bujanoc–Vranjë.

Sipas informacioneve të para, në aksident kanë humbur jetën një fëmijë vetëm një vjeç dhe gjyshja e tij, të dy nga Tërnoci.

Nëna e fëmijës ka pësuar lëndime dhe është transportuar për trajtim në spitalin e Nishit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë dhe shërbimeve emergjente.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

COMMENTS