HomeNë fokus

Mustafa takohet me kryepolicin kosovar

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij është pritur në Prishtinë nga Ministri Kosovar i Punëve të Brendshme, Xhe

Ka ndërruar jetë Isuf Salihu- Cufa
” 10 vjet pa Agronin”: Akademi përkujtimore organizuar nga Shtëpia e Kulturës dhe Teatri i Qytetit
Arifi: Rreth dy mijë shqiptarë u testuan në Preshevë, asnjë nuk rezultoi pozitiv me koronavirus

Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij është pritur në Prishtinë nga Ministri Kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në takim është biseduar për sferat e bashkëpuninit, për pajisjen e luginasve me dokumente të Kosovës si dhe për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në rajonin tonë.

Postimi i Mustafës:

FORCIM TË BASHKËPUNIMIT DHE INTENSIFIKIM TË KOMUNIKIMIT ME INSTITUCIONET E KOSOVËS

Dje, me bashkëpunëtor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm kënaqësinë të mirëpritemi në takim nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla dhe stafi i tij.

Duke uruar Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, shpreha gatishmërinë për forcimin e  bashkëpunimit  dhe intensifikimin e komunikimit mes institucioneve tona.

Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës, në një kohë kur janë duke u përballë me pasivizimin e adresave tashmë të konfirmuara hetimet nga Parlamenti Evropian dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjithashtu në takim, potencova edhe sfidat e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me dokumentet e njoftimit dhe të qarkullimit me fokus të veçantë tek qytetarët apatrit dhe lehtësimin e komunikimit fizik mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës.

Nga Ministri Sveçla morëm zotimin e intensifikimit të komunikimit mes dy institucioneve, dhe gatishmërinë e tij për një bashkëpunim më të ngushtë për zgjidhjen e sfidave që rëndojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

COMMENTS