HomeSport

Tërnoci në udhëtim të vështirë

Foto: Stadiumi në Prokuplje Futbollistët e Tërnocit do të luajnë nesër në Prokuplje me fillim prej orës 13.30  ndeshjen e xhiros së 11-të kampi

Grafitet në Bujanoc, reagon Rexhepi
Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë
Arifi përmbledh aktivitetet e vitit 2022

Foto: Stadiumi në Prokuplje

Futbollistët e Tërnocit do të luajnë nesër në Prokuplje me fillim prej orës 13.30  ndeshjen e xhiros së 11-të kampionale kundër ekipt Topliçanin.

Momentalisht tërnocasit ndodhen në pozitën e shtatë me 13 pikë të tubuara derisa ekipi vendës është në pozitën e dhjetë me 11 pikë.

Do theksuar se Topliçanin rikthehet në fushën e vet pas suspendimit të cilin e vuajti deri më tash kurse nga Federata e Futbollit është i dënuar me -6 pikë për shkak të një incidenti.

Ky ekip ka një traditë të gjatë ndërsa në vitet e ’90 ka qenë pjesë e elitës së futbollit në ish-Jugosllavi.

Edhe përkundër përparsisë së terrenit vendës, futbollistët e Tërnocit, nëse përsërisin lojën e bukur si në xhiron e fundit ndaj Allakincës, shumë lehtë mund të kthehen me rezultat pozitiv nga Prokuplja.

 

COMMENTS