HomeNë fokus

Një pikpamje e Arifit në 30 vjetorin e Referendumit

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, me rastin e 30 vjetorit të Referendumit: 1 dhe 2 marsi i vitit '92, dy data të shënuara dhe të rëndësishme p

Sesione informuese mbi mbajtjen e zgjedhjeve për KKSH me Kuvend të elektorëve
Arifi në vizitë ndërmarrjeve private, premton mbështetje
K.K.”Besa” mbanë provimin më masovik deri më tash

Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi, me rastin e 30 vjetorit të Referendumit:

1 dhe 2 marsi i vitit ’92, dy data të shënuara dhe të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që politikisht u përcaktuan përmes Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Karakteri gjithëpërfshirës politik dhe gjithëpopullor, përfshirë dhe diasporën tonë, Referendumit i dha rëndësi të vullnetit politik dhe vendosmërisë së shqiptarëve për unitet e vendimmarrje.

Referendumi në vete është cilësuar si i suksseshëm, fillimisht me mbajtjen e Kuvendit të Referendumit, si dhe pastaj me grumbullimin e mijëra votave, si një deklarim të orientimit të qartë politik për të ardhmen tonë.

Me pjesëmarrjen masive, populli shqiptar 🇦🇱 në Luginë, ka demonstruar dhe vulosur vullnetin e tij politik për arritjen e qëllimeve dhe idealeve të larta kombëtare.

Në këto kohë të diversitetit demokratik dhe interesave personale e grupore, shpresojmë që Referendumi të mbetet burim frymëzimi dhe themeli i programeve politike të të gjitha partive dhe të shërbejë si udhërrëfyes për angazhimin tonë politik dhe frymëzimin për brezat e ardhshëm.

COMMENTS


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/folonline/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615