HomeSport

Tërnoci dhe Lugina kalojnë në Rrethin e Tretë të Kupës

Futbollistët e KF Tërnoci dhe ata të KF Lugina janë kualifikuar për në Rrethin e Tretë të garave të Kupës. Ndeshja e Rrethit të Dytë midis Tërn

Arifi takon shefin e ri të Zyres së OSBE-së
Ndahen kontratat për energji efektive
Pajaziti viziton zjarrëfikësit, u ndanë mirënjohje dhe paralajmëron shtim të numrit të tyre

Futbollistët e KF Tërnoci dhe ata të KF Lugina janë kualifikuar për në Rrethin e Tretë të garave të Kupës.

Ndeshja e Rrethit të Dytë midis Tërnocit dhe Levosojës nuk është zhvilluar pasiqë mysafirët nuk u paraqitën në fushë ngase nuk kishin udhëtuar fare në Tërnoc.

Kështu që kjo ndeshje do të regjistrohet me rëzultat zyrtar 3:0.

Në anën tjetër, KF Lugina ka mposhtur si mysafir ekipin Mineralac nga Vranjska Banja me rezultat 0:1.

Në Rrethin e Tretë është plasuar edhe Mlladost nga Bosilegradi, poashtu me rezultat zyrtar 3:0 sepse ekipi Çelik nuk është paraqitur në fushë.

Në raundin e ardhshëm Tërnoci dhe Lugina mund të ndeshen me kundërshtarë më të fortë, përkatësisht me ekipe të Ligës Zonale-Jug.

COMMENTS