HomeAktuale

Pas ndryshimeve, investime të huaja në Bujanoc

Kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ka takuar sot afaristin e suksesshëm dhe veprimtarin e çës

Imunizohen Nagip Arifi dhe Enver Ramadani
Ja masat e reja nga dita e sotme
Musliu përkujton dëshmorin Fatmir Ibishi

Kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ka takuar sot afaristin e suksesshëm dhe veprimtarin e çështjes kombëtare nga Medvegja, Muharrem Salihu.
Gjatë takimit, Salihu ka siguruar Pajazitin se pas ndryshimeve të 21 qershorit do të bëjë të pamundurën për sjelljen e investimeve të huaja në Bujanoc.

Postimi i plotë i Pajazitit:

Bujanoci në pritje të investimeve të huaja

Një takim me mikun tim, Muharrem Salihu, afarist i suksesshëm dhe veprimtar i zellshëm i çështjes tonë kombëtare, veçmas në shërbim të zgjidhjes së pozitës së vështirë të shqiptarëve në komunë të Medvegjës.
Përveç që më uroi suksese në garën zgjedhore të 21 qershorit, z. Salihu më siguroi se me arritjen e ndryshimit në Bujanoc, lobimi i tij në sjelljen e investitorëve të huaj në komunën tonë do të jetë përkushtim kryesor nga ana e tij.
Në këtë drejtim, me kalimin e gjendjes së plotë të pandemisë, në Bujanoc do të arrijnë dy kompani të fuqishme, njëra italiane e tjetra turke.
Kur ke afër vetes njerëz si Muharrem Salihu i cili zotësinë e tij e ka dëshmuar me hapjen e vendeve të shumta të punës anekënd globit, atëherë përmisimi i gjendjes ekonomike në Bujanoc mbetet çështje gati se e sigurt.
Medvegja, Bujanoci dhe Presheva duhet të funksionojnë si tërësi e asesi si të ndara.
Vetëm kështu suksesin e kemi të pashmangshëm!

COMMENTS